Zv. rektorja e Kolegjit AAB, pjesë e Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara

8 Dhjetor 2022

Zv. rektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, prof. ass. dr. Venera Llunji, po merr pjesë në Kongresin Botëror për persona me aftësi të kufizuara. Ky kongres do tC mbahet me 8 dhe 9 dhjetor në Prishtinë, ku për herë të parë nikoqire është Kosova. Llunji nga Kolegji AAB, është ftuar të jetë pjesë e kongresit ku do diskutohet rreth gjithëpërfshirjes dhe prosperitetit të personave me aftësi të kufizuara.

Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në kongrese të tilla synon që çdo kategori e shoqërisë të jetë e përfshirë, të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të integrohet në çdo fushë.

  

Share: