Drejtoresha e Zyrës për Projekte, Ilirjana Geci, dhe Zyrtarja për Projekte, Erëza Mehmeti, kanë mbajtur punëtori me pjesëmarrësit e Javës Ndërkombëtare të Stafit, për të shqyrtuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit AAB dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar.
Ndër të tjera, përfaqësueset e zyrës prezantuan projektet aktuale në implementim dhe fushat e synuara në të ardhmen për të iniciuar dhe zbatuar intervenime të reja. Gjithashtu, u prezantua platforma “E-Projects”, e zhvilluar për nevojat e projekteve në Kolegjin AAB, e cila ka mundësuar digjitalizimin e të gjitha proceseve të projekteve. Ekspertiza e Kolegjit AAB në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një platforme të tillë, u konsiderua shumë e vlefshme edhe për partnerët ndërkombëtar.
Punëtoria vijoi me diskutimet rreth çështjeve prioritare për bashkëpunim me profesorët ndërkombëtar, duke synuar shkëmbimin e ekspertizës për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe u finalizua me disa iniciativa konkrete, të cilat do të shërbejnë si një bazë për zhvillimin e projekteve të reja.