Zyra për Zhvillimin e Projekteve mban punëtori njëditore me disa nga universitetet partnere

17 Janar 2024

Sot në Kolegjin AAB është mbajtur punëtori njëditore me universitetet partnere nga Danimarka, Austria, Kosova dhe Shqipëria. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte zhvillimi i një projekti për ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë dhe Shqipëri.

Diskutimet, puna në grupe dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për këtë projekt do të kontribuojnë në zhvillimin e një projekti të cilësisë së lartë që bazohet në përvojat më të mira evropiane.

Share: