Në sesionin informues të organizuar nga Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me atë në Shqipëri dhe Komisionin Evropian/EACEA, mori pjesë Zyra për Zhvillim të Projekteve në Kolegjin AAB.
Përmes prezantimeve dhe diskutimeve në këtë sesion, ekipi i Zyrës për Zhvillimin e Projekteve ka pasur mundësi të njihet me thirrjen për Iniciativat e Universiteteve Evropiane (European University Alliances) duke përfshirë objektivat specifike që duhet të adresohen, kriteret e vlerësimit, dhe rëndësinë e secilit aspekt për fitimin e grantit.
Ky sesion ka rol kyç për Zyrën e Zhvillimit të Projekteve pasi është vendosur përgatitja e aplikimit të strukturuar bashkë me partnerët në Iniciativën e Universiteteve Evropiane, të financuar nga programi Erasmus+.