Zyrtaret për Projekte, Erëza Mehmeti dhe Arta Musollaj, morën pjesë në trajnimin “Menaxhimi i Ciklit të Projekteve” (PCM) në Prishtinë, i mbështetur nga Zyra e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor në Tiranë (AICS Tirana). Trajnimi u fokusua në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, duke përfshirë identifikimin e ideve, formulimin e objektivave, dhe përgatitjen e buxhetit dhe planit kohor. Në ditën e dytë të këtij trajnimi u diskutua mbi menaxhimin dhe raportimin e projekteve, duke theksuar rëndësinë e kontratave të granteve dhe mënyrat për të shmangur gabimet e zakonshme.
Ky trajnim ishte i rëndësishëm sepse ofroi mundësi për të përmirësuar performancën në Menaxhimin e Ciklit të Projekteve (PCM) dhe për të rritur aksesin në mekanizmat e financimit të disponueshëm në nivelet kombëtare, rajonale dhe evropiane.