Me datat 25 dhe 26 prill 2025 duke filluar nga ora 10:00, në Kolegjin AAB do mbahet Panairi i Karrierës dhe Punësimit, për edicionin e 4’të me radhë, i organizuar nga Qendra për Karrierë.
Në këtë panair me dhjetëra kompani pjesëmarrëse studentët do kenë mundësinë të eksplorojnë për mundësi punësimi apo praktike, si dhe të informohen me kërkesat më të fundit të tregut të punës.