Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Medain Hashani, ka përfaqësuar Kolegjin AAB në International Staff Week, organizuar nga University of Gdańsk, Poloni. 🇵🇱
Z. Hashani ishte përfaqësuesi i vetëm nga Kosova dhe ka kontribuar me diskutime të rëndësishme mbi:
🔹 Ndërkombëtarizimin e programeve studimore
🔹 Rritjen e kapaciteteve të hulumtimeve shkencore të përbashkëta
Në këtë event morën pjesë përfaqësues nga universitete të njohura nga:
🇺🇸 SHBA, 🇬🇧 Mbretëria e Bashkuar, 🇩🇪 Gjermania, 🇪🇪 Estonia, 🇲🇬 Madagaskari, 🇱🇹 Lituania, 🇺🇿 Uzbekistani dhe 🇩🇿 Algjeria.
📄 Gjithashtu, z. Hashani ka inicuar nënshkrimin e marrëveshjeve të reja bashkëpunimi me universitetet pjesëmarrëse, duke fuqizuar partneritetet akademike të Kolegjit AAB.
#KolegjiAAB #InternationalStaffWeek #UniversityOfGdansk #BashkëpunimNdërkombëtar #FakultetiEkonomik