Dr. sc.

Driton Muharremi

Prof. Ass. Dr. Driton Muharremi ka lindur më 14.12.1975, në Prishtinë, ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001. Ndërsa studimet master i përfundoi në vitin 2007. Në vitin 2015, ka doktoruar në Universitetin e Travnikut në Bosnje dhe Hercegovinë, duke marrë titullin Doktor i Shkencave Juridiko-Penale.

Përvoja e tij profesionale filloi si praktikant në Gjykatën Komunale të Prishtinës në vitin 2002. Nga viti 2003 deri në vitin 2006, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në të njëjtën gjykatë. Në vitin 2006, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale të Prishtinës, ku ka shërbyer deri në vitin 2010, kur është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës. Në janar të vitit 2013, është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit, pozicion që ka mbajtur deri në dhjetor të vitit 2021. Po ashtu, në gusht të vitit 2020, është emëruar anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Prof. Ass. Dr. Driton Muharremi ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga gushti i vitit 2020 deri në gusht të vitit 2021.

Përveç angazhimit në sistemin gjyqësor, ai është profesor i lëndëve penale në Kolegjin Universitar AAB që nga viti 2007, kur ka filluar si Asistent, Ligjërues dhe pastaj Profesor i grup lëndëve penale.

Prof. Ass. Dr. Driton Muharremi është ko-autor i Kodit të Procedurës Penale të vitit 2019 dhe ka botuar disa libra si ko-autor, përfshirë: Kriminalistika (2009), Kriminalistika Heuristike (2011), Fjalori i Terminologjisë Kriminalistike (2016), Komparativni Prikaz Analize Odbacaja Kaznenih Prijava (2015), dhe Kriminalistika Kreative Intuitive (2023).

Po ashtu, është autor i disa punimeve shkencore të indeksuara në revista botërore si Springer dhe në databaza si Scopus dhe Web of Science. Punimet e tij përfshijnë tema si roli i policisë në uljen e frikës nga krimi, hetimet sekrete dhe krimi i organizuar.

Punimet e publikuara në Scopus:

Punimet në revista të tjera:

Prof. Ass. Dr. Driton Muharremi ka marrë pjesë në konferenca, trajnime dhe vizita studimore të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si në SHBA, Argjentinë, Slloveni, Maltë, Bosnje dhe Hercegovinë, Çeki, Rumani, Austri etj.

Prof. Ass. Dr. Driton Muharremi është një personalitet me përvojë rreth 20 vjeçare në sistemin gjyqësor të Kosovës, si gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda, si në nivelin themelor ashtu edhe atë të Apelit, anëtar i Këshillit Gjyqësor, zëvendës kryesues i bordit të Akademisë së Drejtësisë, si dhe me përvojë akademike mbi 17 vjeçare si Asistent, Ligjërues dhe Profesor në Kolegjin Universitar AAB.

Është i martuar dhe baba i dy vajzave dhe jeton në Prishtinë.