Shtëpia botuese AAB

Shtëpia botuese AAB është themeluar me themelimin e Kolegjit AAB. Është e lidhur ngushtë më studentët, lexuesit dhe hulumtuesit jo vetëm të Kolegjit AAB por për të gjithë studiuesit dhe hulumtuesit në mbarë vendin dhe me gjerë.

Shtëpia Botuese AAB është e dedikuar që të botojë dhe ribotojë libra nga fusha të ndryshme të studimit si: juridik, ekonomik, gazetari, shkenca sociale, administratë publike dhe pothuajse në të gjitha fushat e studimit.

Shtëpia Botuese AAB kryesisht boton libra të fushës akademike, të cilat mbështesin drejtpërdrejt plan-programet në Kolegjin AAB dhe në të gjitha universitetet e tjera në Kosovë dhe jashtë Kosove.

Kështu, veprimtaria botues e tij shtrihet në fushat, për të cilat studentët e këtij Universiteti kanë treguar interesim të veçantë, si dhe prej të cilave ata përgatisin provimet e tyre.

Shtëpia botuese AAB ka dhe Këshillin Botues, i cili funksionon sipas një Rregulloreje të tij.

Botimet AAB u përmbahen kritereve të natyrshme për botimin e një libri. Ajo nuk ka fusha të parapëlqyera, përveç atyre që ligjërohen në fakultetet e Kolegjit AAB, si dhe seriozitetit të natyrshëm akademik për botimin e tij: gjuha standarde, struktura, metodologjia dhe aparatura shkencore e tij, janë ndër kriteret minimale për botimin e librit nga Botimet AAB.

Kolegji AAB boton gjithashtu prej disa vitesh edhe Revistën Kërkimore Ndërkombëtare Thesis Kosova, e cila më vonë për arsye objektive u titullua vetëm Thesis. Po ashtu, Shtëpia Botuese AAB boton edhe revistën studentore AAB.

Shtëpia botuese AAB deri më tani ka botuar mbi 60 tituj të librave nga fusha të ndryshme dhe do të vazhdojë t’i botojë edhe më tutje.

Kryetar i Këshillit Botues,
Dr. sc. Hasan Saliu
[email protected]
+381 38 600 005
+377 45 284 797
lok. 176