Kolegji AAB u shndërrua në epiqendrën e esports në Kosovë, duke organizuar me sukses aktivitetin madhështor “Gaming Night” – një ngjarje që solli energji, konkurrencë dhe emocion në një atmosferë elektrizuese.
Të rinj nga e gjithë Kosova, studentë dhe maturantë, u mblodhën në kampusin e Kolegjit AAB për të testuar aftësitë e tyre në lojërat më të njohura elektronike, në një event të realizuar në bashkëpunim me XPortal Esports, nën organizimin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Unionit Studentor.
Në qendër të këtij spektakli ishin dy turne kryesore që tërhoqën vëmendje të madhe:
Kulmi i mbrëmjes erdhi me shpalljen e fituesve, të cilët u shpërblyen me nga një iPad, si vlerësim për performancën, përkushtimin dhe shpirtin konkurrues.
“Gaming Night” konfirmon edhe një herë rolin e Kolegjit AAB si lider në krijimin e hapësirave inovative për studentët dhe të rinjtë, duke i afruar ata me trendet më moderne të teknologjisë dhe industrisë digjitale.


