1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shënua edhe nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale

1 Qershor 2022

1 Qershori nuk është vetëm një festë, është dita për t’i thënë fëmijët jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre, për t’iu respektuar të drejtat në shoqëri.

Kjo ishte moto e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, të kampusit të Gjakovës, të cilët sot shënuan Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke përgaditur aktivitete të ndryshme, edukative e arsimore gjithashtu edhe zbavitëse për fëmijët e Kopshtit “Amelia”.

Studentët e Përkujdesjes dhe Mirëqenies së Fëmijëve në mbështetje të prof. Diana Qarkaxhija dhe Prof. Violeta Buza, u ndanë shumë të kënaqur nga ky organizim, meqenëse fëmijët ishin jashtzakonisht të lumtur dhe të interesuar për aktivitetet e organizuara.

Share: