Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentet e vitit të tretë dhe të katërt të Fakultetit të Shkencave Sociale të shoqëruara nga profesoreshat Violeta Buza dhe Diana Qarkaxhija patën mundësinë të vëzhgojnë nga afër realizimin e metodave kreative nga edukatorja Vlora Perdibuka bashkë me fëmijët e grupmoshave 3-5 vjeç.
Qëllimi i vizitës në shkollë ishte që të kuptohet nga afër realizimi i punës me projekte nga edukatorja me fëmijët përmes aktiviteteve me karakter profesional dhe edukativ lidhur me arritjet, sukseset dhe praktikat edukative që organizohen në shkollë, të cilat reflektojnë përkushtimin profesional dhe cilësinë e punës së edukatores në edukimin e hershëm.
Ndër të tjera u prezantuan mënyrat e përfshirjes aktive të fëmijëve për zhvillimin e kreativitetit, bashkëpunimit dhe të menduarit kritik përmes punës me projekte dhe bashkëpunimi i mirëfilltë me stafin udhëheqës, mësimdhënësit dhe prindërit lidhur me organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në institucion.
Aktiviteti shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbim përvojash profesionale dhe promovim të praktikave bashkëkohore në edukimin parashkollor ku studentet qëndruan afër fëmijëve në realizimin e aktiviteteve.



