Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Play4 International, 13 studentë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, janë trajnuar e certifikuar dhe kanë fituar shkathtësi për të implementuar dhe udhëhequr sesione PLAYDAGOGY, nga doracaku “Ndryshimi i mentalitetit rreth aftësive të kufizuara”. Studentët kanë implementuar në praktikë 16 aktivitete me mbi 100 fëmijë nga “Bristish School of Kosova”.
Projekti PLAY’in Together ka për qëllim të punojë me shoqëritë evropiane drejt përfshirjes më të madhe të të gjithë personave me aftësi të kufizuara, nëpërmjet promovimit të vlerave Olimpike Paraolimpike dhe Europiane (OPE ) në lojëra sportive.
Ky projekt implementohet në 8 shtete partnere në Evropë dhe mbështet nga Programi Erasmus + Sport, i financuar nga Komisioni Evropian.