Programi për Karrierë dhe Punësim ka organizuar për herën e gjashtë me radhë brenda këtij viti vizitën e klinikave partnere gjermane në Kolegjin AAB. Qëllimi i kësaj vizite ishte rekrutimi i studentëve dhe promovimi i mundësive të tyre të punësimit.
Gjatë vizitës u bë prezantimi i klinikës ndërsa u realizuan biseda me studentë rreth mundësive të punësimit si infermierë në këtë institucion.
Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim patën mundësinë të takojnë stafin drejtues të klinikës, të diskutojnë për rrugëtimin e tyre në karrierë si infermierë, të realizojnë intervista pune dhe të marrin informacione rreth programeve të trajnimit apo shkollimit për studentët e Fakultetit të Infermierisë.
Studentët që dëshirojnë të bëhen pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim mund të kontaktojnë përmes emailit: [email protected] ose nr: 049842036.