Mbahet trajnim me stafin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore

14 Shkurt 2025

Me temën “Përgatitja e punimeve kërkimore për revista ndërkombëtare të infermierisë”, nga profesoresha Joanne Rybacka-Brooke, është mbajtur trajnim për stafin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Trajnimi u zhvillua online dhe kishte për qëllim ngritjen e njohurive rreth punës hulumtuese dhe mbështetjen e stafit akademik për të publikuar punimet e tyre në revistat ndërkombëtare të infermierisë.

Në të përfshiheshin një numër sesionesh të fokusuara në aspekte të ndryshme të procesit të publikimit, duke nisur nga shkrimi dhe përgatitja e dorëshkrimeve, si dhe identifikimin e revistave përkatëse dhe adresimin e kërkesave të ndryshme të revistave specifike.

Share: