Jon Këpuska, është edhe njëri nga të diplomuarit e AAB-së, i cili pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Ekonomik, është sistemuar si staf profesional në kampusin e AAB-së në Prishtinë.
E veçanta e Jonit është se ai tashmë profesionin si ekonomist po e ushtron brenda institucionit ku ka studiuar.
Joni thotë se studimet cilësore, angazhimi i studentëve në praktika profesionale, pjesëmarrja në konferenca vendore e ndërkombëtare e stafi profesional i mësimdhënësve janë faktorë kyç që studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB të inkuadrohen menjëherë pas studimeve në tregun e punës.
“Arsyet pse një student duhet të studiojë në Kolegjin AAB është se studimet pranë këtij institucioni janë të një niveli të lartë akademik.
Pjesëmarrja e tyre në aktivitete akademike gjatë studimeve e bën Kolegjin AAB të parin në vend, duke i përgatitur kështu studentët të jenë gati për tregun e punës menjëherë pasi ata përfundojnë studimet”, u shpreh ai.
Ai falënderon Kolegjin AAB që i dha mundësi të jetë pjesë e stafit profesional, sepse sipas tij të kontribuosh për institucionin më të madh të arsimit të lartë në vend është mundësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm.