Një delegacion i përfaqësuesve të Kolegjit AAB, në përbërje të zv.rektorit Shemsedin Vehapi, të dekanit të Fakultetit të Infermierisë, Idriz Sopjani, partnerëve gjermanë të kompanisë DKV Pflegedienste & Residenzen GmbH, të kryesuar nga drejtori z. Peters dhe përfaqësuesve të kompanisë LINGUA, kanë zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë një takim shumë të rëndësishëm me përfaqësuesit e lartë të kësaj minisrie, z. Dietz, nga Departamenti për Çështjet e Infermierisë dhe znj. Langbein, nga Departamenti i Politikave Bilaterale të Shëndetësisë.
Gjatë këtij takimi janë biseduar temat lidhur me mbështetjen e planifikuar të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë në zhvillimin e mëtutjeshëm të Programit për Karrierë dhe Punësim. Gjithashtu është diskutuar edhe për planifikimin e certifikimit të Kolegjit AAB si qendër e trajnimit të infermierisë, sipas standardave gjermane.
Në takim është diskutuar edhe për mënyrën e funksionimit të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, ndërsa është vlerësuar Kolegji AAB dhe Programi për Karrierë dhe Punësim, i cili i plotëson të gjitha standardet gjermane dhe iu garanton studentëve punësim të sigurt në klinikat gjermane dhe në institucionet e tjera shëndetësore të Gjermanisë.
Znj. Langbein, nga Ministria e Shëndëtësisë e Gjermanisë, ka siguruar mbështetjen e gjermane në angazhimin e saj në proceset e mëtejme të funksionimit.