Profesoresha e Fakultetit të Shkencave Sociale, Diana Qarkaxhija, ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar nga University of Lille në Francë.
Tema e kësaj jave ishte “Responsible, Inclusive and Sustainable Internationalisation” (Ndërkombëtarizimi i Përgjegjshëm, Gjithëpërfshirës dhe i Qëndrueshëm), duke mbledhur përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga vende të ndryshme për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira në fushën e ndërkombëtarizimit.
Gjatë kësaj jave, profesoresha Qarkaxhija mori pjesë në sesione informative, punëtori dhe diskutime profesionale të fokusuara në zhvillimin e strategjive për një ndërkombëtarizim të përgjegjshëm, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuoi gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit me universitetet partnere, zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të kontakteve dhe identifikimin e mundësive të reja për projekte dhe mobilitete në kuadër të programit Erasmus+.



