Hapet edicioni i tretë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2024 me 60 kompani pjesëmarrëse

15 Mars 2024
The third edition of the Career and Employment Fair AAB 2024 opens with 60 participating companies

Pas dy edicioneve tejet të suksesshme është hapur për herën e tretë me radhë Panairi i Karrierës dhe Punësimit AAB 2024, ku do marrin pjesë 60 kompani, institucione e organizata.

Në ceremoninë hapëse të këtij panairi morën pjesë një numër i madh i studentëve, të cilët për dy ditë me radhë kanë mundësinë të takojnë punëdhënësit e tyre potencial.

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, ka përshëndetur iniciativën për organizim të ngjarjeve të tilla, duke thënë se institucioni çdoherë synon përgatitjen e kuadrove që i përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

“Kolegji AAB qysh në fillet e para të themelimit frymëzuar nga kërkesat e tregut të punës dhe industrisë ka hapur programet e para për arsim të lartë të afta për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut. Ky frymëzim dhe ky qëllim është ende i pranishëm në mesin tonë dhe po dëshmohet në një event kaq të bukur që tashmë është bërë traditë e institucionit”, tha Olluri.

Edhe Edi Muhaxhiri nga spitali “Fati im” dhe Gëzime Rexhepi Qollaku drejtoreshë e kopshtit “Bardha”, në një fjalë rasti si pjesëmarrës për herën e tretë me radhë, thanë se kjo është një mundësi e pakrahasueshme për të gjithë studentët për të nisur karrierën profesionale. Gjithashtu ata përmendën faktin se dhjetëra studentë të Kolegjit AAB sot janë të punësuar si punonjës shëndetësor te spitali “Fati im” dhe si edukatore në kopshtin “Bardha.

Në fund të ceremonisë të pranishmit vizituan panairin, duke parë nga afër mundësitë që ofrohen nga kompanitë pjesëmarrëse. Panairi është i hapur edhe me datën 16 mars nga ora 10:00 – 15:00.

Share: