Kolegji AAB është renditur në krye të listës të institucioneve jopublike të arsimit të lartë në “Google Scholar 2024”.
Pozita e parë e Kolegjit AAB në këtë renditje dëshmon punën dhe angazhimin që zhvillohet, duke filluar nga këshilli drejtues, stafi akademik dhe stafi administrativ prej themelimit të institucionit.
Për ne ky sukses nënkupton se puna në arritjet e synimeve për arsim të mirëfilltë dhe kuadro profesionale duhet të vazhdojë në baza të përditshme.
Kjo renditje fokusohet në produktivitetin shkencor, ndikimin dhe besueshmërinë e organizatave shkencore bazuar në indikatorët e “Google Scholar”.