Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Shkollës Verore të organizuar në kuadër të projektit KO-IN-EU.
Programi do të përfshijë dy kurse intensive të fokusuara në vlerat dhe politikat e Bashkimit Evropian.
Kursi i parë, “Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia në BE”, do të mbahet nga 1 deri më 5 qershor 2026; ndërsa kursi i dytë, “Aspektet Ndërkombëtare të Integrimit në BE”, do të zhvillohet nga 8 deri më 12 qershor 2026.
Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë mbi proceset integruese dhe rolin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian.
Të dy trajnimet do të ofrojnë nga 4 kredi ECTS dhe certifikatë pjesëmarrjeje për kandidatët që përfundojnë me sukses programin.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScrACMWpAAdtmEm8nEtmctqPcbqiRGFPt01HN8dm_KKEtJD-g/viewform