MSc.

Taulant Zeka

Taulant Zeka, i lindur më 28.07.1987 në Pejë, Republika e Kosovës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Pejë, ndërsa studimet Universitare i filloi në vitin 2006 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në drejtimin Telekomunikacion (https://uni-pr.edu/). Studimet e nivelit Bachelor i mbaroi në Shkurt të vitit 2010 duke marrë titullin Bachelor i Inxhinierisë Elektrike.

Pas përfundimit të studimeve themelore, në vitin 2010 regjistroi studimet e nivelit Master. Krahas pjesës akademike, Taulant Zeka ka një eksperiencë prej pesëmbëdhjetë viteve në Industrinë e Telekomunikacionit. Gjatë kohës së studimeve, prej Qershorit të 2010-tës si dhe aktualisht ka qenë i angazhuar në kompaninë telekominkuese 3CIS J.S.C si inxhinier i rrjetave telekomunikuese.

Taulant Zeka ka qenë i kyçur në projekte të ndryshme në rrjetin mobil të kompanisë Vodafon në Mbretërinë e Bashkuar VF-UK, përmes kompanisë të lartë përmenduar. Disa nga projektet janë: “Backhaul Evolution Project 1 & 2”, “Cable & Wireless and Ethernet to Site Project”, “Flat to Hierarchical Project” dhe “Capacity Increasing Project”. Në të gjitha këto projekte ka qenë pjesë e planifikimit, dizajnimit, implemenitmit dhe testimit të rrjetit duke përdorur teknologjitë ATM dhe IP për rrjetin mobil të gjeneratës së 3G dhe teknologjinë IP për rrjetin mobil të gjeneratës së 4G. Ndërsa nga Nëntori i 2014-tës e deri me tani është i angazhuar në kompaninë telekominkuese Charter Communications L.L.C përmes kompanisë telekomunikuese 3CIS J.S.C në poziten: inxhinier i lartë i rrjetave telekomunikuese, udhëheqës i ekipit. Disa nga projektet janë: “Charter Communications Mobility Project” dhe “TWC – Time Warner Cable BAU Project”.

Në këto  projekte është i kyçur si përgjegjës për konfigurimin dhe provisionimin e serviseve të ndryshme në pajisjet e vendoreve të ndryshëm si Juniper, Cisco dhe Alcatel. Gjithashtu është përgjegjës i planifikimit, dizajnimit, implemenitmit dhe testimit të rrjetit për klientët e kompaninë telekominkuese Charter Communications L.L.C

Përvoja Profesionale

Përvoja profesionale përfshin disa role të rëndësishme në industrinë e telekomunikacionit dhe rrjeteve. Ka punuar si Acceptance dhe Provisining Engineer pranë Time Warner Cable përmes 3CIS J.S.C (2014–2015) si përgjegjës për mirëmbajtjen dhe operimin e rrjeteve Access, Edge dhe Core, duke përfshirë konfigurimin dhe mbështetjen e pajisjeve të rutimit për Metro/Regional Ethernet.

Më herët ka kontribuar si Core Network Engineer në projektin Vodafone UK (2012–2014), ku ofronte mbështetje për klientë globalë në MPLS VPN, IP/MPLS dhe ATM, optimizim, monitorim dhe përmirësim të rrjeteve, si dhe konfigurim dhe integrim të shërbimeve 2G/3G.

Është i certifikuar si ServiceNow Certified System Administrator (12/2022) dhe ServiceNow Certified Implementation Specialist – IT Service Management (06/2022) (https://www.servicenow.com/), krahas një sërë mikro-certifikatash dhe suites të aftësive zhvilluese që mbulojnë zhvillimin e aplikacioneve, dizajnimin e proceseve, analizën e performancës, inteligjencën parashikuese dhe menaxhimin e testimeve

Taulant Zeka është ligjërues në fushën e Rrjetave Kompjuterike dhe Sigurisë së Rrjetave Kompjuterike në Departamentin e Shkencave Kompjuterike, Kolegji AAB në Prishtinë. Që nga nëntori i vitit 2023, kam pasur privilegjin të udhëheq kurse universitare për studentët e ciklit të parë, duke përgatitur materialet mësimore, planprogramet, ligjëratat, detyrat dhe provimet.

Krahas rolit akademik, Taulant Zeka është i angazhuar në këshillimin dhe mentorimin e studentëve, si dhe në bashkëpunimin me industrinë dhe ish-studentët për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet arsimit dhe tregut të punës.

Taulant Zeka është një profesionist i mirënjohur me përvojë të gjerë në ndërlidhjen mes akademisë, industrisë së rrjeteve dhe telekomunikacionit, institucioneve dhe sektorit privat, i dalluar për angazhimin e tij në sigurimin e cilësisë, inovacionit teknologjik dhe zhvillimit akademik dhe profesional të institucioneve ku kontribuon.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.