Në bibliotekën e Kolegjit AAB hapet zyrtarisht Këndi Japonez si shenjë e bashkëpunimit dhe raporteve në mes të dy palëve

19 Prill 2024
The Japanese Corner is officially opened in the AAB College library as a sign of cooperation and relations between the two parties

Përmes një ceremonie të veçantë, me pjesëmarrjen e ambasadorit japonez në Kosovë Sh.T Keisuke Yamanaka dhe bashkëpunëtorëve të tij, është hapur zyrtarisht Këndi Japonez në bibliotekën e Kolegjit AAB.

Rektori Blerim Olluri, përshëndeti kontributin që kanë dhënë të pranishmit në raportin që palët kanë gëzuar për vite të tëra, sidomos me rastin e donacionit të 200 librave nga “Nippon Foundation” për bibliotekën në vitin 2023, duke e cilësuar si mbështetje të madhe për studentët. Ai vlerësoi lidhjet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe me përfaqësuesit e saj për marrëdhëniet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit që kanë me institucionin tonë.

Ambasadori japonez Sh.T Keisuke Yamanaka, shprehu mirënjohjen e tij dhe falënderimet për krijimin e Këndit Japonez, dhe shtoi se donacioni shërben si ndihmë e nevojshme për arsimin në përgjithësi.

Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, diskutoi me përfaqësuesit e ambasadës për mundësitë e shkëmbimit të studentëve nga Kolegji AAB në Japoni dhe anasjelltas, bashkë me zgjerim të bashkëpunimit me universitete të shumta nga ky shtet.

Në fund rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, ndau dy mirënjohje, njërën për ambasadorin japonez Yamanaka, si shenjë vlerësimi për mbështetjen dhe kontributin ndaj Kolegjit AAB,  dhe tjetrën për Yōhei Sasakawa, kryetarin e “Nippon Foundation”, për donacionin e librave.

Share: