Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur sot si anëtar të jashtëm të saj poetin e mirënjohur, profesorin dhe ish rektorin e Kolegjit AAB Lulzim Tafa.
Poeti Lulzim Tafa i cili me artin e tij është bërë shumë i njohur kudo në botë, është anëtar i shumë akademive ndërkombëtare, fitues i çmimeve prestigjioze për letërsi dhe titujve të shumtë nderi në akademi e universitete botërore. Ai është njëri ndër poetët kosovar më të njohur në botë, poezitë e të cilit janë përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë të botës.
Së fundmi poeti Tafa është dekoruar edhe nga presidenti i Francës Emmanuel Macron me dekoratën “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”, si një nga çmimet më të larta që ndahet nga shteti francez në fushën e artit dhe letërsisë.