Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore kanë ofruar shërbime falas për qytetarët, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.
Nën mbikëqyrjen e profesorëve, studentët kanë bërë matjen e tensionit, glikeminë, peshën trupore, matjen e pulsit dhe disa shërbime tjera falas për të gjithë kalimtarët.
Gjithashtu qytetarët kanë pasur rastin të marrin informata vetëdijësuese për kujdesin ndaj shëndetit dhe vizitat mjekësore që duhet të realizojnë për të përcjellur gjendjen e tyre.