Dita Ndërkombëtare e Infermierisë është shënuar me aktivitete të shumta nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Kolegjin AAB.
Studentët kanë ofruar shërbime falas në 7 komunat e Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.
Këto shërbime të mbikëqyrura nga stafi akademik, përfshinin matjen e tensionit arterial, pulsit, glikemisë dhe BMI për të gjithë qytetarët.
Çdo vit Fakulteti i Shkencave Mjekësore në ditë të shënuara ndërkombëtarisht është në dispozicion të qytetarëve, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për kujdesin dhe ruajtjen e shëndetit.