Ekspertja e inteligjencës artificiale Arta Statovci mban ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB

14 Maj 2024
Artificial intelligence expert Arta Statovci holds a lecture at AAB College - Ferizaj branch

Arta Statovci, eksperte e inteligjencës artificiale ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, me diskutime dhe debate për shtrirjen dhe potencialet e inteligjencës artificiale.

Ligjërata jo vetëm që synoi të zgjerojë horizontet e studentëve në inteligjencën artificiale, por gjithashtu potencoi rëndësinë e përdorimit të saj.

Studentët treguan interesim të lartë lidhur me potencialet e inteligjencës artificiale, ndërsa diskutimet u orientuan kryesisht mbi sfidat dhe mundësitë që sjell kjo valë e re teknologjike.

Pas ligjëratës ata parashtruan pyetje për Statovcin rreth rëndësisë së edukimit mbi inteligjencën artificiale. Statovci u shpreh e lumtur për entuziazmin dhe interesimin e studentëve.

Share: