Përmbyllen suksesshëm aktivitetet një javore në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë

14 Maj 2024

Në objektin e Kolegjit AAB është realizuar aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut, nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore.

Ky aktivitet zgjoi interesim te studentët të cilët u bënë pjesë e tij duke dhuruar gjak për të shpëtuar jetë.

Përveç dhurimit vullnetar të gjakut, Fakulteti i Shkencave Mjekësore ka organizuar edhe kursin ndërkombëtar me temën “Kujdesi Infermieror tek moshat geriatrike ” me ligjërues prof. Armela Zylfo dhe prof. Eroll Reshtani.

Këto dy organizime dhe shumë aktivitete tjera u shënuan për një javë rresht në Kolegjin AAB, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.

Share: