Profesori nga Kroacia Dejan Gluvačević mban punëtori dhe ligjëratë me studentët e Kolegjit AAB

14 Maj 2024
Professor from Croatia Dejan Gluvačević holds workshops and lectures with students of AAB College

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të Javës Ndërkombëtare të Stafit që po mbahen në Kolegjin AAB, profesori nga Bernays College, Dejan Gluvačević, ka mbajtur mban punëtori dhe ligjëratë për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe të Fakultetit të Komunikimit Masiv.

Tema që solli profesori Gluvačević ishte “Country branding: Creating identity map of Kosovo for country brand purpose”.

Studentët mësuan rreth koncepteve të brendimit, imazhit dhe identitetit të një vendi. Ata zhvilluan diskutime të mirëfillta përmes aktiviteteve të lidhura ngushtë me temën e trajtuar.

Share: