Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme “The British School of Kosova”, morën pjesë në seancën e simuluar të arbitrazhit nga studentët e Fakultetit Juridik, duke ndjekur atë me interesim të lartë.
Seanca u mbajt në Sallën e Gjykimit në Kolegjin AAB, e mbikëqyrur nga profesori i lëndës së arbitrazhit Mentor Lecaj.
Pas saj, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime dhe parashtruan pyetje për rëndësinë e arbitrazhit si mekanizëm alternativ në zgjidhjen e kontesteve, qoftë në nivel vendor ashtu edhe në ndërkombëtar.