Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj, Dekan i Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, ishte pjesë e mobilitetit të stafit në Fakultetin Jurdik në Varna Free University “Chernorizets Hrabar”, Varna Bullgari.
Gjatë qëndrimit në Varna, Prof. Lecaj mori pjesë në aktivitete të ndryshme si ato të mësimdhënies, shkencore, si dhe takime me përfaqësues të menaxhmentit të universitetit nikoqir dhe institucioneve të tjera nga vende të ndryshme.
Në këto takime u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të reja, të cilat do të përfshijnë projekte të përbashkëta kërkimore, konferenca shkencore, shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve, si dhe organizimin e aktiviteteve ndërinstitucionale që përkrahin ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.


