Profesori nga Lituania Tomas Tamulevičius mban ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik

15 Maj 2024

Për të diskutuar rreth “Business development”, profesori Tomas Tamulevičius (ISM University of Management and Economics), ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB.

Në këtë ligjëratë profesori Tamulevičius u fokusua në mënyrat e zhvillimit të biznesit, duke iu treguar studentëve shembuj konkret shpeshherë edhe nga përvojat e tij personale.

Studentët gjithashtu u informuan për strategji të ndryshme që mund të përdorin për të zhvilluar bizneset, idetë apo synimet që kanë në fushën e ekonomisë.

Kjo ligjëratë u zhvillua në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit e organizuar nga Kolegji AAB.

Share: