Dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj dhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Realizimi i punës praktike për studentët në këtë gjykatë, duke përfshirë degët e saj në komunat e Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit dhe Graçanicës është një nga pikat themelore të marrëveshjes, bashkë me realizimin e aktiviteteve, konferencave, tryezave të diskutimit etj.
Të gjitha pikat në marrëveshje kanë për qëllim ngritjen profesionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy palëve.