Profesorët e Kolegjit AAB Fatmir Ramadani dhe Besard Belegu, kanë marrë pjesë në mobilitetin akademik në kuadër të programit Erasmus+ në Romanian American University në Bukuresht.
Profesorët morën pjesë aktive në të gjitha aktivitetet e organizuara gjatë javës së mobilitetit, ndërsa realizuan me sukses prezantimet grupore dhe individuale.
Ata kontribuan në diskutimet akademike dhe në shkëmbimin e përvojave me pjesëmarrës nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë.
Pjesëmarrja në shkëmbime të tilla ndërkombëtare është në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të Kolegjit AAB për ndërkombëtarizimin e arsimit, fuqizimin e bashkëpunimit me universitete partnere dhe zhvillimin profesional të stafit akademik.



