Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik

16 Maj 2024

Për të folur rreth Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë, auditorja e përgjithshme Vlora Spanca, sot ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB.

Ligjërata pati rol informues rreth auditimit në përgjithësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë.

Spanca ndau detaje me studentët rreth arsyeve pse shteti duhet të ketë auditim të sektorit publik, kompetencat që ka kjo zyre dhe veprimtarinë  e saj që nga themelimi.

Share: