Certifikohen pjesëmarrësit në trajnimet falas të Kolegjit AAB për MS Word dhe Excel

16 Maj 2024

Me rastin e mbarimit të trajnimeve për MS Word dhe Excel, të organizuara nga Qendra për Karrierë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, sot janë certifikuar pjesëmarrësit.

Ata e vlerësuan si një ndihmë të madhe pjesëmarrjen në këto trajnime, duke shtuar se njohuritë që kanë marrë tani ju ndihmojnë aktualisht në tregun e punës.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, ka falënderuar të gjithë për interesimin e shprehur, ndërsa shtoi se cikle të ngjashme trajnimesh do organizohen çdoherë në Kolegjin AAB.

Share: