Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike kanë prezantuar projektit studentor “ClinexA”, një platformë modern për menaxhimin e klinikave, e zhvilluar në bashkëpunim me Fakultetin e Stomatologjisë.
Projekti synon krijimin e një sistemi të integruar ë lehtëson administrimin e proceseve të përditshme në një klinikë, duke lidhur në një platformë të vetme administratorët, mjekët dhe pacientët. Përmes këtij sistemi mundësohet menaxhimi i termineve, ruajtja e historikut të pacientëve, komunikimi ndërmjet pacientëve dhe mjekëve, si dhe administrimi i të dhënave shëndetësore në mënyrë të sigurt dhe të organizuar.
“ClinexA” është realizuar gjatë një periudhe gjashtëmujore nga studentët Bledion Mehmeti, Arber Tahiri, Amar Pantina dhe Eron Istogu, nën mentorimin e Engin Melekoglu.
Me këtë rast, rektori i Kolegjit AAB, prof. Blerim Olluri, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e studentëve, duke theksuar se projekte të tilla dëshmojnë potencialin e të rinjve për të krijuar zgjidhje konkrete për sfidat e shoqërisë.
Mentori i projektit, Engin Melekoglu, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinor në realizimin e platformës, duke vlerësuar përkushtimin, kreativitetin dhe profesionalizmin e studentëve gjatë gjithë procesit të zhvillimit.
Ndërkaq, zyrtarja e projekteve Arta Musollaj, përgëzoi ekipin për punën dhe rezultatet e arritura, duke vlerësuar projektin si një model të suksesshëm të angazhimit studentor.
Ky projekt u realizua në kuadër të granteve për projekte studentore nga Zyra e Projekteve në Kolegjin AAB, të cilat synojnë të mbështesin idetë kreative dhe iniciativat me potencial zhvillimor të studentëve.



