Fakulteti Juridik dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

23 Maj 2024

Dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj dhe u.d i kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës Bekim Veliqi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Përmes saj studentët e këtij fakulteti do të kenë mundësinë e vijimit të praktikës në Gjykatën Themelore dhe degët tjera të saj.

Kjo marrëveshje zgjeron ekspertizën profesionale nga praktika që lidhet me programet e Fakultetit Juridik, si dhe përgatitjen profesionale për juristët e rinj.

Pjesë e marrëveshjes është gjithashtu edhe prania e gjyqtarëve nga kjo gjykatë në aktivitetet e Fakultetit Juridik.

Share: