Hapet ekspozita kolektive studentore e Fakultetit të Shkencave Sociale

25 Maj 2024

Me titullin “Evolucion në art”, është hapur ekspozita kolektive studentore e Fakultetit të Shkencave Sociale

Koncepti i kësaj ekspozite është ndërtuar mbi emocionet individuale të studentëve të këtij fakulteti, të shfaqura ndërmjet pikturave reale, abstrakte dhe ndërmjet skulpturës me teknika te kombinuara dhe objekteve nga klasikja deri te modernja.

Kuratori i kësaj ekspozite, Eroll Murati, njëherazi edhe profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, ka falënderuar studentët e vitit të dytë për pjesëmarrje në këtë organizim, ndërsa tha se përmes saj janë dalluar talentet e tyre që kanë në këtë fushë.

Ekspozita do jetë e hapur deri me datën 5 qershor, jeni të mirëseardhur!

Share: