Profesori i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore merr pjesë në kongresin e gjashtë të radiografëve në Portoroz

29 Maj 2024

Profesori Mustafë Buzoku i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore, programi Teknik i Radiologjisë, ka marrë pjesë në kongresin e gjashtë dhe shënimin e 70 vjetorit të Shoqatës Sllovene të Radiografëve në Portoroz.

Gjatë këtij kongresi, profesori Buzoku pati mundësinë të takonte profesionistë të ndryshëm të radiografisë, si dhe të jetë pjesë e ligjëratave nga ekspertë të fushës.

Ai e cilësoi këtë kongres si mundësi ideale të rrjetëzimit, që ofron perspektiva të çmuara dhe të rëndësishme për komunitetin e radiografisë në Kosovë, por në veçanti për Kolegjin AAB.

Përtej kësaj, pjesëmarrja e profesorit Buzoku hap derën për bashkëpunime, shkëmbime njohurish dhe partneritet të qëndrueshëm.

Share: