Për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitet të veçantë

30 Maj 2024

Studentet e vitit të dytë nga Fakulteti i Shkencave Sociale kanë mbajtur aktivitet për nder të 1 qershorit, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Aktiviteti është zhvilluar me fëmijët e klasave parashkollore të “The British School of Kosova”, në Sallën e Sportit të Kolegjit AAB.

Fëmijët zhvilluan lojëra të ndryshme, duke vallëzuar, kënduar dhe shijuar atmosferën e ngrohtë të krijuar për ta.

Share: