Zhvillohet mbledhja e Këshillit Mësimor të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

4 Qershor 2024

Me rastin e përfundimit të vitit akademik 2023/24, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Mësimor të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Pikat e rendit të ditës ishin: përfundimi i semestrit veror, afati i provimeve të qershorit dhe të ndryshme.

Në kuadër të mbledhjes pati mjaft diskutime mbi procesin mësimor të deritanishëm, si dhe rreth mënyrave të avancimit të mëtutjeshëm të procesit mësimor dhe praktik.

Diskutimet dhe propozimet nga stafi ishin të mjaftueshme për të kërkuar mobilizim të vazhdueshëm në  përmirësimin e kushteve mësimore dhe praktike.

Share: