Fakulteti i Arkitekturës organizon seminar me studentët e nivelit master

10 Qershor 2024

Është mbajtur seminar me studentët e Fakultetit të Arkitekturës nga niveli master, me fokus në temat nga lëmia e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor.

Ky seminar u zhvillua në kuadër të lëndës “Konteksti urban – Regjioni” të profesorit Bujar Demjaha, me personalitete dhe ekspertë të përfshirë drejtpërdrejtë nga politikbërja e deri te implementimi i planeve urbanistike në Kosovë.

Organizime të tilla shërbejnë si udhërrëfyes për studentët që të zhvillohen në aspektin profesional, si dhe të njihen me përvojat e të ftuarve duke shërbyer si ndihmë për ta dhe të ardhmen e tyre në fushën e arkitekturës.

Share: