Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e edicionit të shtatë të Prishtina Arts and Architecture Festival 2026 (PAAF), një ngjarje që solli një program të pasur me aktivitete artistike dhe arkitekturore, duke përfshirë sfilata, koloni artistike dhe punëtori të ndryshme.
Në fjalimin hyrës, dekani i fakultetit, Fitim Aliu, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, studentët dhe stafin organizativ për kontributin e tyre në realizimin me sukses të festivalit.
Profesori Hajrush Fazliu,shprehu mirënjohje për të gjithë të përfshirët në organizim dhe pjesëmarrje. Ai vlerësoi punën e studentëve në të gjitha segmentet e festivalit dhe bëri ndarjen e
çmimeve për pjesëmarrësit e sfilatës dhe kolonisë së pikturës, duke theksuar nivelin e lartë artistik të punimeve të prezantuara.
Në përmbyllje të ceremonisë, u nda edhe Çmimi “Shyqri Nimani”, që përfshinte edhe një bursë prej 30% zbritje për studentët fitues, të cilët u vlerësuan përmes ekspozitave të tyre artistike.
Fituesit e këtij çmimi ishin:
-Mirela Krasniqi
-Abdullah Krasniqi
-Jetmir Nimoni
-Ermira Mehani
-Fjolla Ademi
Ceremonia u përmbyll në një atmosferë festive, duke shënuar një tjetër edicion të suksesshëm të festivalit, i cili vazhdon të promovojë talentin e të rinjve dhe bashkëpunimin në fushën e artit dhe arkitekturës.



