Studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Shkencave Sociale, në numër të madh kanë ndjekur trajnimet e organizuara së fundmi në bashkëpunim me Qendrën për Aftësim Profesional dhe Inovacion.
Këto trajnime janë realizuar në disa tematika si: Vëzhgimi dhe dokumentimi në fëmijërinë e hershme – prof. Violeta Buza; Korniza e Kurrikulës së Kosovës – programi parafillor – prof. Diana Qarkaxhija; Zbatimi i Qasjes Reggio Emilia – praktikat më të suksesshme – Mevlude Murtezi.
Pjesëmarrja në trajnime shërben në profesionalizmin e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.