Dr.Sc. Besim Limani ka lindur më 26 gusht 1972 në Akllap/Lipjan, ku përfundoi edhe shkollimin fillor, ndersa shkollimin e mesëm nga 1987 – 1991 në shkollën e mesme profesionale për Elektroteknikë në Lipjan.
Arsimi dhe kualifikimet: Nga viti 2019 deri 2022 vazhdoi studiumet në Fakultetin e Pedagogjisë Vjenë/Austri, Titulli i fituar: Bechelor of Edukation (Bed). Ndërsa nga 09-11/2016 – kreu kursin universitar “Menaxhimi i Projekteve” në Universitetin e Grazit. Nga 2012 deri 2016 kreu studiumee doktorale (PhD) në Universitetin evropian te Tiranës në drejtimin e Menagjimit të Sistemeve të Informacionit / Tiranë, Shqipëri. Diplomimi: 06/2016, Titulli: Doktor (Dr.). Fusha e studiuar:
Performance of Transmission System Technology WDM & EDFA (case of line Pristina-Skopje). Nga viti 1992 deri 1998 – kreu studimet në Universitetin Politeknik – Elektronikë/Teknologjia
Telekomunikimit në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Diplomoi më 06/1998, Titulli: Inxhinier Diplomuar. Në muajin dhjetor 1999 – Nostrifikioi diplomën e fituar në Tiranë në fushën e Teknologjisë së Komunikimit nga Universiteti Teknik i Vjenës – ekuivalent me studimet austriake në Elektroteknikë, degë: Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit.
Përvoja profesionale: 04/2018 deri 10/2018 – Punonjës në TGM – Instituti Eksperimental për paisjet e reja në Vjenë – pjesëmarrje në projekte të ndryshme laboratorike. Ndërsa nga 11/2010 ligjërues në Institutin e Shkencave Kompjuterike, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, AAB College, Prishtinë/Kosovë. Nga 04/2007 – 10/2010 – nënpunës teknik në firmën Endo Unique/Storz, 1160 Vjenë, testim, riparim dhe shërbim i pajisjeve elektronike (pajisje dhe procesorë endoskopikë). Nga 05/2005 – 03/2007 – nënpunës në sigurimin e cilësisë dhe kontrollin e prodhimit në Recordum Messtechnik, Mödling. Testim dhe monitorim i pajisjeve të reja për matjen e ndotjes së ajrit (Airpointer) në Austri, Zvicër dhe Hungari. Prej 02/2005 deri 04/2005 – Kurs i ndërtimit kompakt i programimit me SPS. Ndërsa nga 09/2003 – 05/2004 – kreu shërbimin ushtarak në Vjenë. Nga 05/2001 – 10/2004 – nënpunës në Voestalpine, 1230 Vjenë. Përgatitje dhe testim i pajisjeve elektronike (panelët e instrumenteve). Ndërsa nga 11/1999 – 04/2001 – Bashkëpunëtor projektesh në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të projekteve në Flextronics International, Treibach Althofen/Kärnten. Analizë gabimesh. Kontrolli i proceseve. Inxhinieri testimi (zhvillim i pajisjeve për testimin elektronik të produkteve të reja elektronike).
Aftësi të tjera: MS Office, SPS-Siemens Simatic S7. Njohuri shkollore në programim: C, Java, AutoCAD, SQL Database. Gjuhët e huaja: Gjermanisht (C1), Anglisht (B2), Shqip (gjuha amtare), Serbokroatisht.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar.