Aktivitete studentore

24 Nëntor 2017

Sot më 24.11.2017, në ambientet e Kolegjit AAB u mbajt një takim i përbashkët I Dekanatit dhe studentëve të Fakultetit të Psikologjisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte formimi dhe riaktivizimi i klubeve të ndryshme studentore të fakultetit të Psikologjisë, me qëllim të organizimit të aktiviteteve të ndryshme studentore.

Për secilin nga klubet me shumicë votash u përzgjodhën edhe këshillat e klubeve, të cilët do të jenë urëlidhëse në mes studentëve dhe dekanatit të psikologjisë.

Klubet e formuara dhe riaktivizuara janë:

Klubi i Debatit, Klubi Studentor për Organizimin e Aktiviteteve Studentore si dhe riaktivizimi i Grupit të Hulumtuesve të Rinjë.

Në një prononcim nga Dekania prof. Mimoza Kamberi, ajo u shpreh shumë e ngazëllyer me motivimin dhe gatishmërinë e studentëve për të qenë pjesëmarrës dhe kontribues në organizimin e aktiviteteve të ndryshme studentore, e cila theksoi se përveç anës akademike dhe mësimit padyshim se të gjithë ne kemi nevojë të angazhohemi edhe në aktivitete të tjera të cilat po ashtu do të jenë në dobi të ngritjes së cilësisë por njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht tek ne, duke na bërë të ndihemi persona më të dobishëm, më aktiv, më krijues më eksplorues.

Gjithashtu edhe prof. Shpend Voca shpalosi shumë suksese të aktiviteteve studentore nga gjenerata të kaluara, duke vënë në pah përfitimet e shumta që studentët kishin fituar ne ndërtimin e shkathtësive të ndryshme por njëkohësisht  aktivitetet e tilla kishin dhënë kontribut edhe në komunitet.

 

Share: