Programi profesional Bachelor në Programim dhe Multimedia synon të ofrojë një arsim të specializuar dhe cilësor në fushën e programimit dhe multimedias. Qëllimi ynë kryesor është të përgatisim studentët që të kuptojnë thellë përdorimin dhe zhvillimin e teknologjive multimediale dhe avancimin e tyre në këtë fushë. Përmes mësimdhënies së avancuar, synojmë të ndihmojmë studentët të zhvillojnë aftësi të specializuara në dizajn grafik, animacion dhe zhvillim aplikacionesh multimediale, si dhe t’i angazhojmë në projekte praktike të përshtatura me kërkesat e tregut.
Gjithashtu, përmes kërkimeve dhe projekteve inovative, duam të kontribuojmë në kreativitetin e studentëve dhe t’i motivojmë drejt inovacionit në zhvillimin dhe përdorimin e avancuar të teknologjive multimediale. Ky program synon të prodhojë profesionistë të specializuar në programimin multimedial, të gatshëm të përfshihen në industrinë e zhvillimit të aplikacioneve multimediale dhe krijimit të përmbajtjeve inovative.
Programi ofrohet për të gjithë studentët që janë të interesuar të ndjekin studime profesionale universitare në teknologjinë e informacionit me fokus në mediat digjitale. Si rezultat, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike synon të tërheqë studentë kreativë dhe kuriozë për të eksploruar lidhjen midis programimit dhe artit multimedial.
Pas përfundimit me sukses të programit profesional BA në Programim dhe Multimedia, studentët pritet të demonstrojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
Bachelor Profesional në Programim dhe Multimedia.
Studimet në Programin BA profesional në Programim dhe Multimedia zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.
Kjo lëndë prezanton programimin kompjuterik me gjuhën Java. Studentët do të mësojnë konceptet bazë të programimit, si variablat, strukturat kontrolluese, metodat, vargjet dhe parimet e programimit të orientuar nga objektet. Fokus është zgjidhja e problemeve dhe zhvillimi i algoritmeve.
Kjo lëndë ofron një prezantim bazë mbi sistemet multimediale, duke përfshirë konceptet themelore, teknologjitë dhe aplikacionet. Tema përfshijnë përfaqësimin e të dhënave multimediale, teknikat e kompresimit, rrjetet multimediale, ndërfaqet e përdoruesit dhe zhvillimin e aplikacioneve multimediale.
Qëllimi i lendes është që studentët t’i pajisë me njohuri për arkitekturat dhe modelet e kompjuterëve që janë zhvilluar nëpër gjenerata të ndryshme deri te modelet bashkëkohore. Me këtë rast, studentëve përmes shembujve të ndryshëm do tu demonstrohet që të kuptojnë se si funksionon, si logjikon dhe si realizohen veprimet aritmetike në kompjuter.
Lënda synon studimin dhe dizajnimin e modeleve matematikore për zgjidhjen numerike të problemeve shkencore. Përfshin metodat numerike për sisteme lineare dhe jo-lineare, përshtatjen e të dhënave, ekuacionet diferenciale, si dhe analizën e qëndrueshmërisë, saktësisë dhe shpejtësisë së algoritmeve, duke përfshirë edhe gabimet e llogaritjes kompjuterike.
Lënda ka për qëllim përmirësimin e aftësive të komunikimit në gjuhën angleze në mjedis pune. Duke përfshirë fjalor dhe kontekste specifike të karrierës në shkenca kompjuterike, çdo njësi e kësaj lënde ofron mundësi që studentët të aftësohen në katër aspektet kryesore të gjuhës: lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar.
Lënda Menaxhimi i Projekteve (PM) ofron përvojë në përdorimin e koncepteve, teknikave dhe mjeteve për organizimin, planifikimin dhe kontrollin e projekteve. Trajnimi përfshin aspektet menaxheriale, kulturore dhe sociale, rëndësinë e strategjisë organizative, strukturat e ndarjes së punës, si dhe përdorimin e MS Project për planifikim dhe monitorim efektiv.
Kjo lëndë fokusohet në programimin e aplikacioneve multimediale duke përdorur Java/JavaScript. Studentët do të mësojnë të zhvillojnë projekte interaktive duke integruar imazhe, audio, video dhe animacione. Temat përfshijnë bazat e programimit multimedial, menaxhimin dhe përpunimin e skedarëve, integrimin në aplikacione web dhe zhvillimin e projekteve multimediale.
Kjo lende do t’i pajisë studentët me njohuri hyrëse për të krijuar përmbajtje dinamike në Internet, si dhe të strukturuar dhe pajisur me konceptet bashkëkohore të shkëmbimit të infromatave në Internet. Gjithashtu përfshinë përdorimin/implementimin teknologjive si: HTML, CSS, JavaScript,…
Qëllimi i kësaj lende është:të mësoj mekanizmat efikas të ruajtjes së të dhënave për një akses të lehtë, të dizanjojë dhe implementojë struktura të ndryshme bazë dhe të avancuara të të dhënave, të prezantojë teknika të ndryshme për paraqitjen e të dhënave në botën reale, për të zhvilluar aplikacione duke përdorur strukturat e të dhënave,…
Kjo lëndë fokusohet në dizajnimin dhe krijimin e materialeve multimediale dhe grafike. Ai mbulon një gamë të gjerë konceptesh dhe teknikash të projektimit, duke përfshirë imazhet dixhitale, tipografinë, grafika vektoriale, dizajnin e paraqitjes së faqeve, animacionin, dizajnin e uebit, prodhimin e videove dhe markën.
Kjo lëndë prezanton parimet, protokollet dhe teknologjitë që qëndrojnë pas rrjeteve kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit. Temat përfshijnë arkitekturën e rrjeteve, mediat e transmetimit, pajisjet e rrjetave, protokollet, sigurinë e rrjetit dhe trendet e reja në teknologjitë e komunikimit.
Kjo lëndë u ofron studentëve studimin e Sistemeve të Bazave të të Dhënave, duke përfshirë përcaktimin e kërkesave për këto sisteme, dizajnimin e bazës së të dhënave me modele të bazuara në marrëdhënie (ER), modelimin relacional dhe përdorimin e SQL-it dhe Algjebrës Relacionale.
Objektivi kryesor i lëndës është qe studentet e Shkencave Kompjuterike të implementojne njohuritë bazike dhe të thelluara mbi Dizajnin e Ndërfaqes së Përdoruesit. Kjo lëndë iu mundëson studentave të punojnë dizajnin, ndërfaqen e përdoruesit, krijimin e menyve dhe të windowsit si dhe lidhjet mes menyve dhe windowsit.
Kjo lëndë thellohet në zhvillimin e uebit duke përdorur teknologji në anën e serverit, me fokus në JavaScript. Studentët do të mësojnë të ndërtojnë aplikacione dinamike dhe të shkallëzueshme përmes framework-ëve si Node.js, Express.js dhe MongoDB. Temat përfshijnë bazat e programimit në server, integrimin me baza të dhënash, zhvillimin e API-ve dhe strategjitë e implementimit.
Në mënyrë specifike lënda synon të: aftësoj studentët në aspektin e njohjes së koncepteve themelore të programimit të orientuar me objekte dhe koncepteve të avancuara të gjuhës Java dhe tëe inkurajoj studentet të shkruajnë, testojnë dhe korrigjojnë programet e nivelit fillestar të orientuar drejt objekteve duke përdorur Java.
Kjo lëndë ofron një eksplorim të thelluar të teknikave për përpunimin digjital të audios dhe videos, si dhe parimeve dhe mjeteve të redaktimit të përdorura në prodhimin multimedial. Studentët do të fitojnë përvojë praktike me softuer profesional për manipulimin e përmbajtjeve audio dhe video, duke përfshirë përpunimin e sinjaleve digjitale, redaktimin e videos, dizajnin e zërit, zbatimin e efekteve dhe proceset e post-produksionit.
Kjo lëndë fokusohet në zhvillimin e aplikacioneve mobile me theks në integrimin e multimedias dhe dizajnimin e përvojës së përdoruesit. Studentët do të mësojnë të dizajnojnë dhe ndërtojnë aplikacione mobile që përfshijnë elemente multimediale si imazhe, audio, video dhe animacione. Lënda mbulon qasjet si për zhvillimin natyror, ashtu edhe për atë ndër-platformor, duke përdorur mjete dhe korniza standarde të industrisë.
Kjo lëndë u ofron studentëve koncepte dhe metoda të nevojshme për ndërtimin dhe zhvillimin e sistemeve të mëdha softuerike. Qëllimi është t’i pajisë studentët me aftësi për të kuptuar dhe zbatuar në mënyrë të gjerë disiplinën e inxhinierisë softuerike, përmes analizës dhe dizajnimit të sistemeve komplekse, brenda një konteksti inxhinierik dhe menaxherial.
Lënda ka për qëllim që të njoftojë studentët me hapësira të reja të krijimit të aplikacioneve të tyre, të shfrytëzimit të aplikacioneve të gatshme në re, si dhe shfrytëzimin e infrastrukturës së gatshmë llogaritëse në Cloud (re). Studentët duhet të bëjnë dallimin se a është më e levërdishme që të përdoret sistemi aktual tradicional i IT apo duhet përdorur infrastrukturën në Cloud.
Në lëndën Modelimi dhe Animacioni 3D, studentët mësojnë bazat e krijimit të objekteve tredimensionale dhe animimin e tyre duke përdorur softuerë profesionalë. Lënda përfshin teknika të modelimit, teksturimit, ndriçimit dhe animacionit, si dhe përdorimin e tyre në projekte multimediale, lojëra, filma dhe vizualizime digjitale interaktive.
Objektivi kryesore i lëndës është qe studentet e Shkencave Kompjuterike te marrin njohuri: të përgjithshme në lidhje me ndërfaqen Njeri-Kompjuter; në lidhje me karakteristikat e përgjithshme që njeriu si qënie i disponon; në lidhje me karkteristikat e përgjithshme që kompjuteri ka dhe me mundësitë e ndërfaqësimit me njeriun.
Kjo lëndë i njohton studentët me parimet, algoritmet dhe teknikat për përpunimin e informacionit multimedial. Ajo mbulon tema si përfaqësimi i të dhënave multimediale, kompresimi, kërkimi, analiza dhe kuptimi i tyre. Studentët do të fitojnë përvojë praktike me mjete dhe librari për përpunimin e multimedias, si dhe do të eksplorojnë aplikime reale në fusha të ndryshme.
Kjo lëndë fokusohet në dizajnimin, zhvillimin dhe implementimin e aplikacioneve multimediale duke shfrytëzuar teknologjitë e cloud computing. Studentët do të eksplorojnë modelet e shërbimeve cloud, teknikat e përpunimit të multimedias dhe strategjitë e optimizimit për ndërtimin e sistemeve multimediale të shkallëzueshme dhe efikase në cloud.
Lënda Hyrje në inteligjencën artificiale ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e inteligjencës artificiale në mënyrë që studentët të jenë në gjendje që në mënyrë të pavarur të aplikojnë parimet bazë për zgjidhjen e problemeve.
Nëpërmjet leksioneve, laboratorëve praktik dhe punës me projekte, studentët do të mësojnë rreth teknologjive dhe teknikave të përdorura në VR dhe AR, duke përfshirë modelimin 3D, mjediset zhytëse dhe ndërveprimin e përdoruesit. Deri në fund të kursit, studentët do të jenë në gjendje të dizajnojnë dhe zbatojnë aplikacione të thjeshta VR dhe AR.
Lënda Testimi i Softuerit u ofron studentëve njohuri mbi vlerësimin e cilësisë së produkteve softuerike. Ajo fokusohet në sigurimin e një qasje objektive dhe të pavarur, vlerësimin e rreziqeve të implementimit, si dhe testimin e shërbimeve përmes metodave praktike që ndihmojnë në përmirësimin e performancës dhe besueshmërisë së softuerit.
Në kuadër të lëndës qëllimi kryesor është:të aftësojë studentët në aspektet e sigurisë së IT me theks në aspektet e juridiksionit kibernetik,të ju ofroj studentëve njohuri në aspektet ligjore të kibernetikes, rregullatoret,të ju ofroj studentëve njohuri politikat, autoritetet certifikues,të ju ofroj studentëve njohuri për privatësinë e të dhënave dhe informacionit në internet, etj.
Kjo lëndë ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi bazat e të dhënave NoSQL, me fokus në llojet kryesore si: key-value, dokumente, kolona dhe grafe. Përfshin punë praktike me MongoDB dhe Cassandra, duke trajtuar bazat, gjuhët e pyetjeve, operacionet e avancuara dhe arkitekturën e sistemeve.
Qëllimi kryesor i lëndës është të mësojë studentët të punojnë në grup dhe të organizojnë në mënyrën më të mirë ndarjen e detyrave për secilin anëtar. Projektet do të fokusohen në zgjidhjen e problemeve në Programim, Rrjete Kompjuterike, Sisteme Operative dhe Baza të të Dhënave, dhe do të zhvillohen në grupe prej 2-3 studentësh sipas temës.
Në lëndën Siguria e Kompjuterëve dhe e Informacionit studentët mësojnë parimet dhe teknikat për mbrojtjen e sistemeve kompjuterike dhe të dhënave. Lënda përfshin kriptografinë, menaxhimin e rreziqeve, sigurinë në rrjete, mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe praktikat më të mira për ruajtjen e privatësisë dhe integritetit të informacionit.
Kjo lëndë fokusohet në dizajnimin dhe krijimin e materialeve multimediale dhe grafike. Ai mbulon një gamë të gjerë konceptesh dhe teknikash të projektimit, duke përfshirë imazhet dixhitale, tipografinë, grafika vektoriale, dizajnin e paraqitjes së faqeve, animacionin, dizajnin e uebit, prodhimin e videove dhe markën.
Qëllimi kryesor i lëndës Big Data është të aftësojë studentët me njohuri themelore mbi Big Data dhe të dhënat e strukturuara e të pastrukturuara. Lënda ofron njohuri mbi teknologjitë kryesore të Big Data, sfidat dhe zgjidhjet në sigurinë e tyre, duke ndihmuar në kuptimin e thelluar të fushës.