Administratë Publike

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i këtij programi është thellimi, zgjerimi i njohurive të fituara nga programi bachelor në lëminë e administratës publike, duke eksploruar krahasuar të arriturat më të reja të shkencës mbi administratën publike, për një formësim të qëndrueshëm të profilit teorik e shkencor të kuadrit të ardhshëm që do të rezultojë nga ky program. Synimi i këtij programi mundëson ngritje dhe zhvillim të shkathtësive hulumtuese të proceseve dhe tematikës administrative e diplomatike. Përmes punës individuale hulumtuese vijuesit e këtij programi do të identifikojnë, sqarojnë dhe zhvillojnë konceptin teoriko shkencor të avancuar dhe një përformancë cilësore pragmatike në fushën e administratës publike dhe diplomacisë. Programi i nxit studentët të japin komente origjinale dhe të avancuara, të kenë një qasje të formësuar mbi trendet dhe zhvillimet në vend dhe regjion. Programi do të ndikojë në zhvillimin e aftësive të cilat do t’ i plotësojnë standardet e larta shkencore dhe u ndihmojnë studentëve për zhvillimin e shkathtësive kritike, analitike dhe hulumtuese, që mund të aplikohen në shumë fusha e posaçërisht në fushat bazë të programit.

Rezultatet e pritura të studimit

Pas përfundimit të këtij programi, studenti pritet:

Niveli dhe grada akademike

Master në Administratë Publike (MA)

Kohëzgjatja dhe vëllimi

2 vite, katër semestra.

Viti I

Institucionet Politike dhe Administrative – 7 ECTS

Lënda shqyrton evoluimin historik dhe konceptual të institucioneve publike dhe politike. Trajton nocionin e shtetit, politikës si veprimtari shoqërore, normat dhe kornizën ligjore që përcakton funksionimin e institucioneve në një shtet demokratik dhe të organizuar administrativisht.

Metodologjia e Hulumtimit Shkencor – 7 ECTS

Fokusuar në metodologjitë e kërkimit shkencor, lënda ofron njohuri mbi konceptet, metodat, variablat, projekt-idetë dhe raportimin e hulumtimeve. Studentët zhvillojnë aftësi për të hartuar, realizuar dhe prezantuar punime kërkimore me standarde akademike.

E Drejta Administrative e Avancuar – 6 ECTS

Kjo lëndë analizon në thellësi të drejtën administrative përmes jurisprudencës, ligjeve dhe praktikave. Qëllimi është përgatitja e profesionistëve për të interpretuar dhe zbatuar normat juridike në administratë, në situata komplekse dhe të ndërlikuara.

Analiza e Politikave Publike – 6 ECTS

Lënda fokusohet në analizimin e politikave publike përmes metodave analitike dhe kritike. Ajo ofron mjete për të vlerësuar efektivitetin dhe ndikimin e politikave, si dhe aftësinë për të propozuar zgjidhje të bazuara në prova.

Siguria dhe Menaxhimi i të Dhënave – 4 ECTS

Shqyrton ruajtjen dhe administrimin e të dhënave në organizata publike. Lënda përfshin sigurinë informative, politikat e privatësisë dhe menaxhimin e rrezikut, duke ndihmuar studentët të fitojnë aftësi për ruajtje efektive dhe të sigurt të informacionit.

Shoqëria Civile dhe Politika – 4 ECTS

Analizon marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve politike. Lënda fokusohet në pjesëmarrjen qytetare, llogaridhënien dhe kontributin e organizatave joqeveritare në politikat publike dhe proceset demokratike.

Viti I - Semestri II
Lidershipi dhe Udhëheqja – 7 ECTS

Shqyrton teoritë dhe praktikat e udhëheqjes në sektorin publik dhe privat. Lënda zhvillon aftësitë për motivim, menaxhim të ekipeve dhe përcaktim të vizionit, duke synuar rritjen e performancës dhe inovacionit në organizata.

E-qeverisja – 7 ECTS

Lënda analizon përdorimin e teknologjive digjitale për ofrimin e shërbimeve publike. Fokuson transparencën, efikasitetin dhe pjesëmarrjen qytetare përmes platformave të e-qeverisjes në administratë publike.

Hartimi dhe Menaxhimi i Projekteve në Sektorin Publik – 6 ECTS

Fokusuar në hartimin dhe zbatimin e projekteve në administratë publike. Lënda ofron njohuri për planifikim, menaxhim burimesh dhe vlerësim të rezultateve, duke ndihmuar në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve publike efektive.

Të Drejtat e Njeriut dhe Administrata – 6 ECTS

Analizon ndërveprimin ndërmjet administratës dhe të drejtave të njeriut. Lënda synon të pajisë studentët me njohuri për të respektuar, promovuar dhe mbrojtur të drejtat themelore në funksionimin institucional publik.

Teoritë e Demokracisë – 4 ECTS

Shqyrton teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, përfshirë format përfaqësuese dhe pjesëmarrëse. Qëllimi është të ofrojë një kuptim të thellë dhe kritik mbi zhvillimin dhe sfidat e sistemeve demokratike në botë.

PPP dhe Administrimi – 4 ECTS

Lënda trajton partneritetet publiko-private (PPP), duke analizuar strukturat, sfidat ligjore dhe financiare, dhe ndikimin në administrimin e projekteve publike. Synon aftësimin e studentëve në menaxhimin e këtyre marrëveshjeve.

Viti II

Administratë Publike Krahasuese – 7 ECTS

Analizon krahasimisht sistemet e administratës publike në vende të ndryshme. Lënda synon të zhvillojë aftësinë për të kuptuar dhe aplikuar praktikat më të mira në administrim, sipas kontekstit lokal dhe ndërkombëtar.

Organizimi dhe Qeverisja e Shërbimeve Publike – 7 ECTS

Shqyrton organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve publike. Lënda analizon qeverisjen dhe ofrimin efektiv të shërbimeve për qytetarët, duke nxitur transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale.

Politika dhe Administrata e BE-së – 6 ECTS

Trajton strukturën, funksionimin dhe politikat e Bashkimit Evropian. Lënda ofron njohuri mbi administratën dhe procesin vendimmarrës në BE dhe ndikimin e saj në shtetet anëtare dhe aspirante.

Administrimi dhe Qeverisja Lokale – 6 ECTS

Shqyrton rolin dhe funksionimin e qeverisjes lokale. Lënda fokusohet në administrimin lokal, pjesëmarrjen qytetare dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes menaxhimit efektiv në nivel komunal.

Komunikimi Publik dhe Transparenca – 4 ECTS

Fokusuar në menaxhimin e komunikimit publik dhe transparencën institucionale. Lënda zhvillon aftësi për ndërveprim me publikun dhe promovon përgjegjshmëri përmes qasjes së hapur dhe efikase.

Kontrolli dhe Përgjegjësia e Administratës – 4 ECTS

Analizon mekanizmat ligjorë dhe institucionalë të kontrollit të administratës. Lënda shqyrton mënyrat për të siguruar llogaridhënie dhe përgjegjësi në institucionet publike, në përputhje me parimet demokratike.

Viti II - Semestri IV
Seminar Përgatitor për Tezën Master – 5 ECTS

Seminari përgatitor ndihmon studentët në hartimin e temës master përmes metodave kërkimore dhe strukturës akademike. Qëllimi është zhvillimi i aftësive për punë shkencore të pavarur dhe cilësore.

Punimi Master – 25 ECTS

Punimi master përfshin një projekt të pavarur kërkimor mbi një temë relevante të administratës publike. Qëllimi është aplikimi i njohurive dhe metodave për të zhvilluar një kontribut teorik ose praktik në fushën përkatëse.