Administratë Publike

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i këtij programi është thellimi, zgjerimi i njohurive të fituara nga programi bachelor në lëminë e administratës publike, duke eksploruar krahasuar të arriturat më të reja të shkencës mbi administratën publike, për një formësim të qëndrueshëm të profilit teorik e shkencor të kuadrit të ardhshëm që do të rezultojë nga ky program. Synimi i këtij programi mundëson ngritje dhe zhvillim të shkathtësive hulumtuese të proceseve dhe tematikës administrative e diplomatike. Përmes punës individuale hulumtuese vijuesit e këtij programi do të identifikojnë, sqarojnë dhe zhvillojnë konceptin teoriko shkencor të avancuar dhe një përformancë cilësore pragmatike në fushën e administratës publike dhe diplomacisë. Programi i nxit studentët të japin komente origjinale dhe të avancuara, të kenë një qasje të formësuar mbi trendet dhe zhvillimet në vend dhe regjion. Programi do të ndikojë në zhvillimin e aftësive të cilat do t’ i plotësojnë standardet e larta shkencore dhe u ndihmojnë studentëve për zhvillimin e shkathtësive kritike, analitike dhe hulumtuese, që mund të aplikohen në shumë fusha e posaçërisht në fushat bazë të programit.

Rezultatet e pritura të studimit

Arritshmëria

me sukses t’i zbatojnë njohuritë e fituara nga Administrata Publike dhe Diplomacia në shumë situata ku shqyrtohen problemet relevante praktike ose teorike;
t’i vlerësojnë problemet në bazë të kontekstit, relevancës aktualitetit dhe rëndësisë të tyre dhe t’i ndërlidhin informacionet relevante dhe burimet kyçe nëpërmjet mjeteve elektronike ose mjeteve tjera nga prizmi i perspektives dhe suksesit ;
t’i vlerësojnë problemet dhe të gjejnë zgjidhje lidhur me zbatimin e teorisë së avansuar mbi Administratën Publike dhe Diplomacinë , mbi konceptin aktual të reformimit të Administratës Publike.
t’i njohin përvojat më të mira ndërkombëtarë të botes Akademike dhe t’u referohen atyre me rastin e hulumtimeve empirike dhe atyre teoriko shkencore në elaborimin dhe eksplorimin e fushave studimore ;
Të demonstrojnë mendimin e lirë dhe kritikë , aftësi për të ofruar qasje kreative dhe zgjidhje të qëndrueshme në segmentin e harmonizimit te parimeve , objektivave dhe strategjive të shtetit amë në fushën e administrimit publik duke respektuar dokumentet ndërkombëtare dhe Evropiane mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.
Të jenë konsekuent në progresin shkencor dhe të zhvillojnë ambicien hulumtuese shkencore për nivel të Doktoratës.

Niveli dhe grada akademike

Master në Administratë Publike (MA)

Kohëzgjatja dhe vëllimi

2 vite, katër semestra.

Viti I

Institucionet politike dhe administrative – 7 ECTS

Nocioni dhe historia e mendimit per institucionet publike,institucionet politike,korniza juridike dhe institucionet publike,koncepti i institucioneve politike,politika si veprimtari shoqerore,norma dhe institucioni ne kuptimin e ngusht,shteti dhe politika.

Metodologjia e kërkimit shkencor – 7 ECTS

Nocioni dhe koncepti i metodologjisë, koncepti i hulumtimit dhe metodat e hulumtimit, mostrat reprezentative, variabla determinuese, projekt idea, plani narrativ, plani detajizues, hulmutues, raporti i hulumtimit, prezentimi dhe promovimi.

Institucionet e BE-se – 6 ECTS

Për këdo që jeton në Evropë është vështir që të injoroj Unionin Evropian, gjithashtu është i vështir edhe studimi i sajë në mënyr efektive, dhe të kuptoj çdo gjë siqë është në mënyr unike. Çë nga fillimi i saj Bashkimi Evropian është shfaqur si shoqata më e zhvilluar në rajonë. Në fillet e sajë shumë vrojtues e quajnë edhe si Organizatë Ndërkombëtare, mirpo duke marrur parasysh fushveprimin e saj politik, zgjerimin dhe thellimin e kompetencave institucionale ka arritur kuptimin që te trajtohet si nje sistem politik në vete. Integrimi i 28 shteteve në kuadrin e Bashkimit Evropian është ndoshta projekti politik më ambicioz pas Luftës së Dytë Botërore.Ky Kurs shqyrton çështjet që përballet Bashkimi Evropian dhe i vë ato në kontekstin e zhvillimit të saj historik dhe institucional, duke ofruar një kuptim të BE-së si një sistem politik të përbërë nga një gamë të gjerë aktoresh, siqë janë: shtetet, institucionet, qytetarët – që luajnë një rolë vendimtarë në ndërtimin dhe zhvillimin e Unionit.

E drejta ndërkombëtare publike – 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të studiojë sistemin juridik ndërkombëtar. Do të fokusohet mbi temat kryesore të kësaj fushe si për shembull: burimet dhe subjektet e së drejtës ndërkombëtare, juridikcionet ndërkombëtare te shteteve, përdorimi i forcës. Gjithashtu, do te trajtoje marrëdhëniet ndërmjet së Drejtës ndërkombëtare dhe së Drejtës se brendshme të shteteve. Do të zhvillojë disa tema të së Drejtës ndërkombëtare të vendosura nga gjykatat nacionale dhe ndërkombëtare si dhe Traktatet, Rezolutat dhe instrumentet tjera legale te rëndësishme.

Ruajtja dhe Mbrojtja e Informacionit – 4 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të studiojë sistemin juridik ndërkombëtar. Do të fokusohet mbi temat kryesore të kësaj fushe si për shembull: burimet dhe subjektet e së drejtës ndërkombëtare, juridikcionet ndërkombëtare te shteteve, përdorimi i forcës. Gjithashtu, do te trajtoje marrëdhëniet ndërmjet së Drejtës ndërkombëtare dhe së Drejtës se brendshme të shteteve. Do të zhvillojë disa tema të së Drejtës ndërkombëtare të vendosura nga gjykatat nacionale dhe ndërkombëtare si dhe Traktatet, Rezolutat dhe instrumentet tjera legale te rëndësishme.

Globalizimi dhe organizatat ndërkombëtare – 4 ECTS

Globalizimi ka sjellë ndryshime rrënjësore në mjediset ekonomike dhe politike ku ai vepron. Liberalizimi i tregut, çrregullimi dhe teknologjitë e reja të informacionit janë duke i ri-dizajnuar sistemet politike dhe ekonomike globale. Kjo lëndë do të trajtojë pasojat e globalizimit tek institucionet e shteteve dhe rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare si institucione dominante të sistemit politik. ndërkombëtar. Nocioni i globalizimit, organizatat ndërkombëtare,faktorët ndikues në globalizim, teknologjia, interneti dhe liberalizimi i kufijve, korporatat dhe ri-dizajnimi i tregut global,siguria globale dhe qëndrueshmëria e stabilitetit ekonomik global.

Administrimi i qeverisjes lokale – 7 ECTS

Kjo lëndë është e ndërtuar përreth studimit të koncepteve bazë të qeverisjes lokale. Do të fokusohet në njësitë lokale të qeverisjes, pushtetit, autoritetit, trendit dhe zhvillimet të njësive qeverisëse nga aspekti krahasues. Një kujdes i veçantë do t’u përkushtohet koncepteve bazë dhe politikave ashtu siç figurojnë në Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale. Lënda do të studiojë raportin ndërmjet ligjeve, politikave dhe realitetit. Lënda duhet të bëjë gjithashtu krahasimin ndërmjet realitetit të qeverisjes lokale në shtetet e Evropës Juglindore me qëllim që të analizoje fuqinë dhe dobësinë e pushtetit të tyre të brendshëm të kufizuar. Për këtë qellim, do të përdorim konceptet politike dhe teoritë e analizës së koncepteve dhe rastet e studimit.

Administrimi elektronik – 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim të trajtojë e-administratën e cila është prezent në secilin mjedis ku merren vendimet administrative, duke përfshi këtu të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me digjitalizimin e administratës publike. Kjo lëndë prezanton teknologjinë e e-qeverisë me një analizë të thellë të sfidave të zhvillimit dhe menaxhimit të qeverisë aktuale në ofrimin e shërbimeve dhe informacionit, në mënyrë elektronike, për 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.

Historia e diplomacisë – 7 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të shpjegojë zhvillimin dhe evoluimin e diplomacisë në kontekstin historik. Lënda fokusohet gjithashtu në ndryshimet dhe raportet institucionale bashkëveprimin e diplomacisë dhe metodat e saj në rrethana të ndryshme gjatë zhvillimit të saj, përmes procese të ndryshme të zhvilluara ndërkombëtarisht.Gjithashtu lënda shpjegon fazat e ndryshme të zgjerimit, efektin që ky zgjerim ka pasur përsa i përket administrimit dhe menaxhimit të problematikave ndërkombëtare.

Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare – 7 ECTS

Kjo lëndë është dizajnuar për të eksploruar diplomacinë nga ana teorike edhe nga ajo praktike, si një proces politik dhe si instrument i politikës së jashtme. Lënda do të trajtojë teorinë nga aspekti historik dhe nga mënyra e ndërveprimit të diplomatëve me qeveritë e tyre. Studimi i diplomacisë nga aspektit historik na mundëson të kuptojmë se si diplomatët e përdorin informacionin mbi politikën, ekonominë dhe shoqërinë e shteteve të tyre.

E drejta administrative e avancuar – 4 ECTS

Nga aspekti i së Drejtës administrative të avancuar, kjo lëndë do të fokusohet te ndarja e pushtetit administrativ si dhe tek agjencitë e ndryshme administrative të pavarura. Kjo për shkak se në Kosovë, numri i agjencive administrative ka arritur numrin 40 dhe ka nevojë të kuptohet nga aspekti i së drejtës administrative. Gjithashtu, do të fokusohet në problemet që lindin nga procedura administrative dhe reformimi i saj permanent. Në fund, do të trajtojë metodat e përdorura për të zgjeruar kontrollin juridik mbi veprimin e administratës.

Diplomacia publike – 4 ECTS

Diplomacia Publike ka të bëjë me kuptimin, angazhimin, informimin dhe influencimin e opinionit të jashtëm. Kjo lëndë do të studiojë format e udhëheqjes së politikës së jashtme përmes diplomacisë publike siç janë : transmetimi i medieve, marrëdhëniet e ndryshme kulturore, krijimi i rrjeteve njerëzore (human networking) përmes elitave etj. Lënda do të trajtojë diplomacinë publike nga aspekti i evolucionit të saj historik dhe ai i strategjive dhe teknikave që i përdorë për të influencuar opinionin ndërkombëtar. Do të fokusohet në ndërtimin e aftësive të komunikimit dhe të analizimit të të dhënave të rëndësishme duke marrë para sysh edhe çështjet morale, politike dhe praktike të diplomacisë publike.

Viti II

Procedura dhe konflikti administrativ – 7 ECTS

Studimi i lëndës “Procedura Administrative” përfshinë dy fusha të veçanta: procedurën administrative dhe konfliktin administrativ që përbëjnë objektin themelor të studimit të së ashtuquajturës pjesës formale (procedurale) të së drejtës administrative. Shtjellimi i lëndës së “Procedurës Administrative” studentëve iu mundëson marrjen e njohurive dhe që më lehtë dhe më mirë t’i kuptojnë, shpjegojnë dhe analizojnë çështjet që kanë të bëjnë me nocionet dhe institutet e së drejtës administrative procedurale. Në fillim të çdo pjese të veçantë do të shpjegohen nocionet dhe parimet themelore të së drejtës administrative procedurale.

Politika e jashtme – 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të zhvillojë një qasje kritike të kuptimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me diplomacinë. Do të trajtojë tema diplomatike si multilateralizmi, siguria kolektive, politiken e jashtme të shteteve etj.

Administratë krahasuese – 7 ECTS

Lënda shtjellon konceptin tradicional dhe bashkëkohor të administratës publike, aspektet krahasuese mbi funksionimin e administratës në regjion, strukturën e organizimit dhe funksionimit të administratës bashkëkohore, sistemin juridik dhe kushtetues dhe interferimet në modelimin e administratës publike. Për më tepër, trajtohet koncepti evropian dhe ai anglo sakson i funksionimit të administratës publike.

Seminar përgatitor për temën master – 6 ECTS

Faza e identifikimit të tezës Master, konceptimi, përkufizimi dhe përgatitja e projektit ideor për tezën Master është një nga detyrat e rëndësishme për finalizimin e dijes së fituar gjatë studimeve të nivelit Master. Së këndejmi, kursi fokusohet në aplikimin praktik të kësaj faze të rëndësishme, meqë studentët e këtij drejtimi në kuadër të studimeve master kanë një semestër të tërë të punës mentoriale për përgatitjen e punimit të tyre të masterit. Kursi është i organizuar në atë mënyrë që të kalohet nëpër të gjitha fazat, në mënyrë që studenti të jetë i përgatitur për t’i hyrë fazës mentoriale të realizimit të punimit të diplomës master.

Menaxhimi i parasë publike – 4 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentëve t’ua prezantojë standardet dhe praktikat në punën financiare të grupeve organizative, metodat dhe shfrytëzimin e fondeve publike nëpërmjet prokurimit publik dhe teknikat e tjera për administrimin dhe përgjegjësinë me punën financiare. Do të përfshihet këtu edhe vështrimi i analizave dhe aspekteve teknike në kontabilitet dhe interpretimi i raporteve financiare. Koncepti i shfrytëzimit efikas të burimeve paraqet bazën e parimeve dhe procedurave si dhe mundëson vendosje të kornizës racionale për alokim të burimeve. Lënda mundëson balancim përkatës në mes teorisë dhe praktikës, vështrim të të gjitha praktikave nga studime të ndryshme dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të zgjojë interesin e studentëve.

Të drejtat e njeriut – 4 ECTS

Të Drejtat e njeriut është lëndë e cila synon t’i njohë studentët me parimet dhe konceptet kryesore të cilat kanë përcaktuar të drejtat universal të njeriut që garantohen me konventa ndërkombëtare dhe legjislacionet kombëtare. Më konkretisht, ata do të kenë mundësi t’i njohin dokumentet dhe aktet themelore botërore të cilat i promovojnë liritë dhe të drejtat e njeriut në aspektin universal, politik, ekonomik, kulturor etj. Po ashtu, përmes këtij kursi studentët do të kuptojnë rëndësinë e të drejtave të njeriut në stabilitetin dhe paqen në botë, si dhe për rëndësinë që të drejtat e njeriut kanë në shtetet liberal-demokratike.

Tema MASTER – 30 ECTS

Punimi i masterit duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe t’i përmbushë kriteret e standardeve profesionale, duhet të jetë i shkruar qartë në pajtim me rregullat e hartimit të punimeve shkencore, me një terminologji të përpunuar dhe me redakturë e teknikën të përshtatshme.